Flash News

KRYESORE

Pasojat nga tërmeti, zyrtarë e ndërtues të shoqëruar, dyshohen për falsifikim e shpërdorim detyre

Pasojat nga tërmeti, zyrtarë e ndërtues të shoqëruar,

Detaje të tjera janë zbardhur nga operacioni i madh që policia e Tiranës po zhvillon për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. Televizionet informative raportojnë se prokuroria lëshoi 40 urdhër-arreste, ndërsa dhjetra persona janë shoqëruar në komisariat.

Të tjera detaje dalin në dritë nga megaaksioni.

‘New24’, përmes gazetares Klodiana Lala raporton se kryesisht të shoqëruarit, me urdhër të prokurorisë së Tiranës, janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë, por dhe ndërtues, të cilët dyshohen të kenë falsifikuar dokumentet duke u akuzuar kështu për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

“Burime zyrtare nga prokuroria thanë se zyrtarët dhe ish-zyrtarët dyshohen për shpërdorim detyre për ato godina që kanë pësuar dëmtime të rënda. Janë ndaluar dhe disa ndërtues.

Në polici është shoqëruar ish-shefi i Urbanistikës në Bashkinë Vorë, Luan Beta si dhe Bardh Plaku, ish-kreu i Komunës së Farkës, Anila Harxhi dhe Stela Maze (të dyja arkitekte). Po ashtu në polici është shoqëruar dhe Besnik Fuçia, ish-kreu i komunës Kashar. Kryesisht të shoqëruarit, me urdhër të prokurorisë së Tiranës, dyshohen të kenë falsifikuar dokumentet duke u akuzuar kështu për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Fillimisht ishte prokuroria e Durrësit që ngriti akuza ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve pas dëmeve nga tërmeti. Ata akuzohen jo vetëm për falsifikimin e dokumenteve, por ka pasur dhe raste të ndërhyrjeve në strukturë në këto godina”, tha Lala.

Hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Policinë sollën arrestimin e mbi 27 personave.

Mes 27 të arrestuarve janë tre ndërtues. Ndërkohë 15 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të fundit