Flash News

KRYESORE

Tërmeti/ Operacion i madh i policisë së Tiranës, dhjetëra të arrestuar

Tërmeti/ Operacion i madh i policisë së Tiranës,

Policia e Tiranës po ndërmerr një operacion të madh pas tërmetit të ndodhur më 26 nëntor. Prokuroria e qytetit ka lëshuar 40 urdhër-arreste, ndërsa dhjetëra persona janë shoqëruar në komisariat.

Nga informacionet e para hetimet kanë nisur pas dëmtimeve të shkaktuara në godinat  në Vorë, Kashar dhe Farkë. Operacioni u krye nga krimi ekonomik Tiranë dhe nga komisariatet 2 dhe 6 dhe policia e Vorës.

Nga agjentët janë ndaluar ish-drejtues vendorë dhe shefa urbanistike, por edhe ndërtues.  Para disa ditësh, një aksion i ngjashëm i zhvillua në Durrës, ku u arrestuan 18 persona, mes tyre zyrtarë dhe ndërtues.

Të fundit