Flash News

KRYESORE

PD akuza të forta Ramës: Bosët e krimit të organizuar dhe vrasësit më të rrezikshëm po lirohen me dijeninë e tij

PD akuza të forta Ramës: Bosët e krimit të organizuar dhe

Partia Demokratike, përmes sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Gazment Bardhit akuzoi kryeministrin Rama se bosët e krimit të organizuar dhe vrasësit më të rrezikshëm po lirohen me dijeninë e tij.

Duke i përmendur me emra, Bardhi tha se Lulzim Berisha, Endrit Dokle, Genc Tafili, Ilir Paja, Viktor Ymeri jo vetëm janë jashtë burgut, por kanë dalë me garanci shtetërore, duke u siguruar vende pune.

Lulzim Berisha, Endrit Dokle, Genc Tafili, Ilir Paja, Viktor Ymeri jo vetëm janë jashtë burgut, por kanë dalë me garanci shtetërore, duke u siguruar vende pune.

Të gjithë këta kanë punuar brenda dhe jashtë burgut për të bërë vota për Partinë Socialiste, për të mbajtur në pushtet Edi Ramën. Ata kanë bashkëdrejtuar piramidën shtetërore duke paracaktuar fituesit e tenderave dhe emërime kyçe në administratë. Për këtë ata janë duke u shpërblyer prej Edi Ramës me lirim të paligjshëm nga burgu, si pjesë e marrëveshjes së tij për bashkëqeverisje me krimin e organizuar”, theksoi Bardhi.

Bardhi e quajti deklaratë të përsëritur atë të ministres Gjonaj, e cila sot tha se lirimi nga burgu i ish-kreut të bandës së Durrësit Endrit Dokle është bërë në shkelje të ligjit dhe se për këtë ka kërkuar të pezullohet drejtori i shërbimit të proves në Krujë si dhe të ndiqet penalisht gjyqtarja që firmosi lirimin e tij Enkelejda Hoxha.

“Deklarata e sotme e Ministres së Drejtësisë, është një akt i përsëritur, ku reagimi nuk vjen para se të merret vendimi, edhe pse ajo është në dijeni për të paraprakisht, por gjithmonë një javë pas lirimit.

Ministrja Etilda Gjonaj dhe shefi i saj Edi Rama nuk guxojnë as t’u përmendin emrat bosëve të krimit të organizuar, të liruar me dijeninë e tyre.

Edi Rama dhe Etida Gjonaj duhet t’u shpjegojnë shqiptarëve pse nuk reaguan menjëherë, pasi bosi i krimit Lulzim Berisha u lirua me garanci të Vangjush Dakos? Pse nuk e informojnë opinionin publik se janë në dijeni të plotë që po përgatitet edhe lirimi i bosit të krimit të organizuar Arben Grori?”, theksoi Bardhi.

Të fundit