Flash News

KRYESORE

PD-LSI mbledhje të përbashkët urgjente. Basha: Edi Rama i ka shpallur luftë popullit

PD-LSI mbledhje të përbashkët urgjente. Basha: Edi Rama i ka

Kryeopozitari Lulzim Basha ka thirrur një mbledhje urgjente të strukturave të partisë, por edhe të aleatëve në koalicion. Raportohet se Monika Kryemadhi dhe drejtues të tjerë të LSI-së kanë mbërritur në selinë blu për t’ju bashkuar kësaj mbledhjeje.

Basha tha përpara mbështetësve se kryeministri Edi Rama i ka shpallur luftë popullit të tij, por kjo rezistencë dëshmon se qytetarët nuk do e pranojnë më ‘diktaturën e krimit’.

“Kam thirrur një mbledhje urgjente të strukturave të partisë dhe koalicionit pas shpalljes së luftës së Edi Ramës ndaj popullit të tij. Ju falënderoj për këtë rezistencë të paprecedentë që dëshmon më mirë dhe më qartë se çdo fjalë vendosmërinë tonë për të mos lejuar më kurrë diktatin e krimit dhe skllavit të tij kriminel, Edi Rama. Ju këkroj mirëkuptimin për kohën që do të na duhet për të marrë vendimin se si do të vijojmë betejën tonë sepse beteja do të vazhdojë deri sa t’i japim fund politikës së lidhur me krimin. Derisa të çlirojmë Shqipërinë nga diktatura dhe t’i hapi prespektivën evropiane. Ju jeni sot ushtria demokratike, armata e lirisë dhe e Evropës, shpresa e vetme që ky vend të bëhet si i gjithë Evropa”, u shpreh Basha.

Në mbledhjen urgjente do të diskutohet për mënyrën se si do të vijojë protesta dhe për qëndrimin që do të mbahet për arrestimin e Sait Dollapit, Sekretar Organizativ i PD-së. Drejtues të kësaj partie e kanë konsideruar ‘rrëmbim’ arrestimin e Dollapit, i cili raportohet se po transportohet drejt spitalit për të marrë mjekim.

Të fundit