Flash News

KRYESORE

PD sulmon Maznikun: Gënjen si Veliaj për faturën e hotelit luksoz, mbi 9 milionë lekë të shpenzuara për udhëtimin në Barcelonë

Nënkryetari i Bashkisë të Tiranës Arbjan Mazniku deklaroi sot në studion e News 24 se ia ka lënë në dorë drejtësisë akuzat e bëra nga PD-ja se kompania “Fusha SH.P.K” ka paguar një hotel luksoz ku ai qëndroi në Barcelonë, ndërsa në këmbim ka përfituar tendera.

Ish-deputetja e PD-së Oriola Pampuri akuzon nënkryetarin e  Bashkisë të Tiranës Arbjan Mazniku se edhe sot gënjëu për faturën e hotelit luksoz.

“Genjeshtra është rruga që ka zgjedhur dyshja e vjedhjeve në bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj dhe Arbian Mazniku”-shkruan Pampuri në Facebook.

Bashkangjitur statusit në Facebook, Pampuri sjell një dokument të Agjencisë së Prokurimit Publik që sipas saj provon se  dyshja Veliaj-Mazniku ka shpenzuar mbi 9 milionë lekë për udhëtimin e tyre bashkë me ortakun e tyre Shkëlqim Fusha në Barcelonë.

 

 

Dëshmia në prokurori, Mazniku: Ia kam lënë në dorë drejtësisë, e vërteta do dalë

Të fundit