Flash News

KRYESORE

‘PD vendos në pikëpyetje Reformën në Drejtësi’, Bylykbashi i përgjigjet Gjiknurit: PS ka si synim të vetëm të blejë vota

Ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, përmes një postimi në Facebook i është përgjigjur Damian Gjiknurit, i cili sot deklaroi se nuk është normale që pjesë e trupës së Kolegjit Zgjedhor të jenë gjyqtarë që nuk e kanë kaluar ende vettingun dhe se ky propozim i PD vendos në pikëpyetje ato që janë arritur me reformën në drejtësi.

Bykykbashi thotë se qëndrimi i Gjiknurit tregon se qëllimi i vetëm për PS-në është që të vazhdojë të blejë vota dhe të përdorë kriminelët në zgjedhje.

Ish-deputeti arsyeton se një qëndrim të tillë të PS, e kanë thënë dhe ODIHR në raportin përfundimtar për 30 qershorin 2019.

Bylykbashi nënvizon se propozimi i Opozitës së Bashkuar për një qeveri kujdestare pa Edi Ramën ‎është garanci për funksionimin e reformës zgjedhore.

Deklaratat e sotme te perfaqesuesit te Kryeministrit ne Reformen Zgjedhore, nuk jane asgje tjeter vecse kushtezim i saj me nje qellim te vetem: te bllokojne reformen zgjedhore dhe PS te vazhdoje te bleje vota dhe te perdore kriminelet.

Qendrimet e PS ne reforme synojne qe vjedhjes se zgjedhjeve t'i vendosin vulen e gjykatesve qe kane vene nen thunder dhe presion politik me vetingun, sic e thote troc ODIHR ne raportin perfundimtar per 30 qershorin 2019.

OSBE/ODIHR e tha qarte se me 30 qershor 2019 votimet u kryen pa marre ne konsiderate interesin e zgjedhesve per te zgjedhur te lire dhe ne fshehtesi dhe per pluralizem demokratik. Opozita e bashkuar, ne perputhje me angazhimin e saj publik ka bere propozime qe synojne te mbrojne voten e shqiptareve nga kriminelet dhe te korruptuarit qe rrethojne Edi Ramen.

Propozimi i Opozites se Bashkuar per nje qeveri kujdestare pa Edi Ramen ‎eshte garancia qe masat e reformes zgjedhore nuk mbeten vizatime ne leter, por garantojne realisht interesin e zgjedhesve shqiptare. Opozita nuk pranon reforme farse por vetem nje reforme zgjedhore te vertete!”, shkruan Bylykbashi.

 

Të fundit