Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Seksioni shqip i Zërit të Amerikës po bën më shumë se Prokuroria shqiptare. Ky është lajmi i parë që del nga 'pretenca' e Washington-it për ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Sigurisht, VOA vetëm sa transmeton 'targeted leaks' që vijnë nga Departamenti i Shtetit, megjithatë simbolika e funksionalizimit së një redaksie lajmesh si agjensi e zbatimit të ligjit është e dyfishtë; edhe më shumë e tillë kur kujton se një agjensi me qendër në Tiranë, Prokuroria, ka në krye një ligjzbatuese e cila ka mbërritur aty me, të paktën pandehmën, e një mbështetje amerikane, Arta Markun.
Kjo të krijon përshtypjen e parë sikur amerikanët kanë dështuar me reformën dhe me njerëzit e zgjedhur për zbatimin e saj. E keni përshtypje të gabuar.
Kur Mathew Palmer i tërhoqi veshin opozitës dhe e detyroi të tërhiqej nga skenarët e pengimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, ai tha ndër të tjera se dosjet 339 dhe 184 duhen hetuar dhe fajtorët për vjedhjen e zgjedhjeve duhen dënuar.
U duk sikur Prokuroria u vu në lëvizje, duke bërë disa përçapje në drejtim të hetimit të dy dosjeve të famshme dhe, pak pasi KQZ shpalli rezultatin e stërvonuar të 30 qershorit, edhi reagimi i Washington-it.
Vangjush Dakos, ashtu si Tomë Doshit dhe Adriatik Llallës iu shpall ndalimi i hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Jemi, jo në një kontekst, por në një situatë të re politke, duke qenë se konteksti vazhdon të mbajë, edhe sot e deri në fund, hijen e gjatë të Reformës në drejtësi. Me non grata-n e Dakos opozita i ka shpëtuar hijes së errët të 'organizatës së dhunshme' dhe aty është futur mazhoranca.
Së cilës i pëlqen, në fakt, që ta ndajë veten nga Dako, siç bëri me Tahirin, apo siç ka bërë edhe me të tjerë. Dako duhet të përgatitet për këtë: Nëse i vjen koha e ndjekjes ligjore, pas sinjalizimeve amerikane, ai duhet të bëhet gati të heshtë dhe të përndiqet (sipas kodit të omertas politike), ose të flasë dhe të shpërndajë barrën e përgjegjësive/ fajit. Durrsaku shtatshkurtër që e provoi vetën makinë elektorale (edhe pse në garë ai, siç u pa, përdorte teknika të dënueshme), do ta kuptojë së shpejti se, kur fiton e bën në emër të partisë, ndërsa kur 'humbet' vetëm në emrin tënd.
Siç i duhet të kuptojë dhe një gjë tjetër: emri i tij politik është një flijim i dyfishtë. Amerikanët 'e hodhën në det' Dakon për të shpërblyer Bashën që u tërhoq nga dhuna e supozuar e 30 qershorit, dhe për t'i çuar një sinjal Ramës. I cili duhet lexuar sipas rastit: tërheqje nga turravrapi i 'fituesi i merr të gjitha', ose paralajmërim se SPAK nuk mund të jetë një shpatë në dorën e tij. (Amerikanët kanë një padurim sidomos për formulën e parë the winner takes it all).
Jo më pak ka qenë tehu i këtij paralajmërimi për Arta Markun. Ndër dy mashat në dorë, amerikanët kanë përdorurur atë më diskredituesen: edhe pse hakmarrja politike në Tiranë do të kishte dashur prokurorë dhe policë në derën e Dakos.
Implikimet janë të gjitha aty dhe janë të gjitha për t'u konsideruar. Ato më lart të thëna nuk janë më pak të rëndësishme se ajo që ndoshta është kryesorja: demokratët kanë qenë 'të tërbuar' me Reformën në drejtësi, ndërsa socialistët 'të gëzuar' me të. Me sa duket, të dyja palët kanë qenë duke jetuar një iluzion dhe një paradoks, njëkohësisht.
Reforma në drejtësi, aq shumë e mbështetur nga amerikanët, dhe aq shumë kontroverse në Shqipëri, është hapur me tri preambula amerikane. Donald Lu mori me vete para se të ikte karrierat e Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës.
Dje ishte radha e Vangjush Dakos, me sa duket në emër të Matheë Palmer.
Si në fund të filmave klasikë mos prisni të lexoni The end. Jemi në epokën e Netflix, kur serialët janë paradigma e re. Gjithmonë to be continued...
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38