Flash News

KRYESORE

Përfshihet nga flakët skela historike në San Francisko, shpëton anija e Luftës së II Botërore

Zona historike e quajtur "Skela e Peshkatarëve" është përfshirë nga flakët në San Francisko.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, çereku i zonës historike është humbur tashmë, megjithatë u arrit të shpëtohej një anije historike e Luftës II Botërore.

“Veprimet tona të shpejta shpëtuan anijen “Jeremiah O’Biren”. Nëse do të gjejmë diçka pozitive nga kjo ngjarje e rëndë, mund të thuhet se shpëtoi një anije e Luftës II Botërore pikërisht në fundjavën e Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve”, tha togeri i zjarrfikësve, Jonathan Baxter, për mediat.

 

Të fundit