Flash News

KRYESORE

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik me ambasadorët në rezidencën e SHBA, ja kë takojnë palët direkt pas mbledhjes

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik me ambasadorët në

Ka përfunduar takimi i Këshillit Politik me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe në rezidencën e ambasadës amerikane për Reformën Zgjedhore.

Takimi mes tyre sot ka zgjatur rreth një orë, dhe menjëherë pas përfundimit të mbledhjes palët, Damian Gjiknuri nga PS, Oerd Bylykbashi nga PD, Petrit Vasili nga LSI janë shpërndarë drejt selive të tyre të partive për konsultime dhe do të rikthehen sërish në rezidence.

Ndërkohë, këtë pasdite ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka njoftuar se do të dalë në një deklaratë për mediat pasditen e sotme.

Lexo edhe: A do ketë sot ‘tym të bardhë’?/ Katër ‘pikat e nxehta’ që mbajnë pezull marrëveshjen për Reformën Zgjedhore  

Të fundit