Flash News

KRYESORE

Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit politikë të qarqeve, ç’u diskutua për 120 minuta  

Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit politikë të qarqeve,

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë të PS në qarqe.

Mbledhja mes tyre zgjati për rreth dy orë në selinë rozë.

Mësohet se në këtë takim, 12 drejtuesit politikë i kanë dorëzuar Ramës raportin e javës mbi organizimin që po bëjnë për fushatën zgjedhore, problematikat që kanë hasur në zonat e tyre, por lëvizjet e fundit.

Kujtojmë këtu, lëvizjen më të fundit të Erion Veliajt, i cili ka ndryshuar 16 drejtues të institucioneve të varësisë, duke i zëvendësuar me emra të rinj.

Veliaj ka vendosur të ndryshojë disa nga drejtoritë e rëndësishme, duke iu lënë kohë ish-drejtuesve të angazhohen me kohë të plotë në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021, ndërkohë që ka dhe disa që kanë bërë lëvizje paralele.

Kjo është mbledhja e tretë brenda dy javësh e Ramës me drejtuesit politik të qarqeve, ku në fokus të diskutimeve janë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Në mbledhjen e dytë, Rama u ka kërkuar drejtuesve politikë kujdes për shërbimet ndaj qytetarëve, sidomos në hipoteka. Po ashtu është vënë në dukje se më shumë problematika për ecurinë e fushatës kanë hasur rajonet veriore.

Rama e ka bërë të qartë për të gjithë në PS se kërkon mandatin e tretë radhazi qeverisës dhe sigurimin e 74 mandateve.

Të fundit