Flash News

KRYESORE

Përplasje në Kuvend për listat e hapura, opozita e re braktis seancën; Balla: Këta presion nga brenda, Luli nga jashtë

Përplasje në Kuvend për listat e hapura, opozita e re braktis

Opozita parlamentare ka bojkotuar edhe ditën e sotme Kuvendin duke paralajmëruar se nuk do të votojnë Reformën Zgjedhore.

Ka qenë deputeti i Grupit Demokrat Myslym Murrizi i cili kërkoi largimin nga seanca e sotme me argumentin se nuk do të votohet asnjë marrëveshje pa pranuar kërkesën e hapjes së listave.

Pas bojkotimit të seancës ka reaguar kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Ai u shpreh se presioni nuk është një formë për të gjetur marrëveshje dhe nënvizoi se qeveria do të gjejë një zgjidhje të mundshme për hapjen e listave,por me kushtin që dhe opozita parlamentare të japë konsensus për Kodin Zgjedhor.

"Këta bëjnë presion duke ikur, Luli nga jashtë bën presion të votojnë. Pyetja është po kjo partia që ju përfaqëson ka të drejtë të përfitojë ndonjë gjë apo vetëm ju? Ne ua kemi thënë troç që nëse hapim listat fleta e votimit bëhet një libër me nja 100 faqe. Duhet të gjesh koalicionion dhe faqen ku është partia. Ju vini kushte për të mos votuar një marrëveshje.

Kush mendon që mund të na bëjë presion ta harroni se ne kurrsesi s'jemi surprizuar. Ne do të gjejmë zgjedhjen më të mirë të  mundshme për një hapje të listave, 

Ne duam të garantojmë që të ketë barazi gjinore. Prandaj temat tuaja jemi të gatshëm ti diskutojmë. Për çështjet e tjera ne do të vazhdojmë. E mirëkuptoj arsyen po ne jemi munduar të gjejmë gjuhën e përbashkët dhe një komunikim. Thirrje për ata jashtë, kuvendi nuk merr urdhër as ultimatume, as porosi, nuk i kemi votat kemi 74, ndërkohë që pjesa tjetër e sallës ta mbështesin kodin, ne jemi gati të diskutojmë çështjen e hapjes së listave", tha Balla.

Lexoni edhe: ‘Taulant mos më rri ferrave, thuaj Ramës, Lulit e Monikës’, Murrizi ‘thumbon’ palët për Reformën Zgjedhore: Zbrisni me këmbë në tokë

Të fundit