Flash News

KRYESORE

Pirja e duhanit, studimi i ri zbulon një tjetër rrezik

Pirja e duhanit, studimi i ri zbulon një tjetër rrezik

Sipas një studimi të ri, pirja e duhanit shkakton dëme në një zonë të trurit që është e rëndësishme për kujtesën.

Duhani shkakton një ngritje të kalciumit në hippocampus, zonë e cila përmban të dhëna të përvojave tona të fundit dhe ato që kanë ndodhur shumë kohë më parë.

Në studimin ku morën pjesë pothuajse 2,000 njerëz që konsumonin duhanin, këto persona kishin më shumë gjasa që të kishin këto 'kalcifikime' në skanimet e CT.

Përfundimi mund të shpjegojë lidhjen midis cigareve dhe çmendurisë dhe mund të jetë një arsye tjetër për ta çrrënjosur zakonin.

Dëmtimet që shkakton duhani tek zemra dhe mushkëritë janë dokumentuar gjerësisht, por shumë pak dihej deri më tani për ndikimin e tij në tru.

Kjo do të thotë se duhanpirësit kanë dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundjen shkatërruese neurologjike.

Sëmundja e Alzheimerit, lloji më i zakonshëm i çmendurisë, shoqërohet me dëmtimin e hippocampus-it.

Besohet se kalcifikimi i enëve të gjakut mund të lidhet me problemet vaskulare që kontribuojnë në rënien e aftësive njohëse.

"Ne e dimë se kalcifikimet në hipokampus janë të zakonshme, veçanërisht me rritjen e moshës. Megjithatë, nuk e dinim nëse kalcifikimet në hipokampus lidhen me funksionin njohës", shprehet autori kryesor Dr Esther de Brouëer, një geriatrik në Qendrën Mjekësore Universitare në Holandë.

Të fundit