Flash News

KRYESORE

Plagosja e 4 inspektorëve të IKMT-së dhe një polici pranë Astirit, procedohen nëntë persona

Plagosja e 4 inspektorëve të IKMT-së dhe një polici

Procedohen nëntë persona, lidhur me përplasjen e ndodhur dje në zonën e Astirit gjatë aksionit të IKMT-së.

Sipas policisë, 4 inspektorë mbetën të plagosur pasi u goditën me gurë e sende të forta, bashkë me një punonjës policie.

Gjithashtu, gjatë sulmit u dëmtua edhe një automjet i Policisë.

Bazuar edhe në pamjet filmike, lidhur me ngjarjen u arrestua në flagrancë Sh.S., 50 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim 7 të tjerë: J.M., S.H., F.D., V.D., L.K., Sh.N. dhe G.S., të cilët pas sulmit mbi punonjësit e IKMT-së dhe të Policisë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi E.D., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasve Sh.S., J.M., S.H., F.D., V.D., L.K. dhe Sh.N., si dhe në ngarkim të shtetasit G.S., për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Të fundit