Flash News

KRYESORE

“Po përpiqen të ndërhyjnë”, studentët në protestë bëjnë thirrje: Paritë politike të qërrohen prej këtej

“Po përpiqen të ndërhyjnë”, studentët

Disa prej studentëve që kanë marrë megafonin në protestën përpara Ministrisë së Arsimit kanë ngritur shqetësimin për tentativat që po bëhen nga grupe të caktuara politike dhe jo-politike, për të ndërhyrë në këtë organizim.

“Të qërrohen prej këtej të gjitha partitë politike”, u shpreh një prej studentëve. “Kjo është protesta jonë, çdo shoqatë tjetër dhe parti nuk duhet të flasë këtu për hallet e tyre”, tha një tjetër student.

Kërkesat e studentëve për Ministrinë e Arsimit janë katër:

  1. Anullimi i VKM për tarifa shtesë.
  2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
  3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
  4. Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrise se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord.

Foto/ Kjo është protesta më masive e organizuar prej kohësh në Shqipëri

Video/ “Eja profesor, bashkohu me ne”, studentët i bëjnë thirrje nga dritarja, si reagon pedagogu i Universitetit Bujqësor

Forumi për liritë akademike dhe autonominë universitare mesazh qeverisë: Merrni seriozisht shqetësimin e studentëve

Të fundit