Flash News

POLITIKOFF

A do të hyjë Olsi në Big Brother Vip? Lori Hoxha e mohon

A do të hyjë Olsi në Big Brother Vip? Lori Hoxha e mohon

Në një video që ka postuar Arnana Osmani vetëm disa minuta para nisjes së spektaklit sonte, Lori ka ngritur disa dyshime se banori i ri që do të hyje sonte në Big Brother mund të mos jete "Olsi i Noçes" siç njihet që nga edicioni i parë i BB, para 13 vitesh.

"Do hyjë një çun shumë simpatik që i nis emri me I. Jo "O" por "I""

Sot në media është aluduar që do të hyjë Olsi në Big Brother Vip, por mesa duket është dikush tjetër që do të hyjë. Në rrjet aludohet se është Igli Zarka, aktor dhe regjisor.

 

Igli nuk është një emër shumë i njohur për publikun shqiptar por gjatë gjithë këtij viti është përfolur për rolin e tij, të cilin do  shohim shumë shpejt në "Snob".

Pas pak nis spektakli dhe pritet ta shohim. Ndërkohë nga ana tjetër, Eduart Grishaj ka ngritur po ashtu dyshimet se Iliri dhe Donaldi mund të kenë një përballje me njëri-tjetrin në televotim, ashtu si dhe në një story të Arbanës, ku Arbri thotë që "dy gjelat" duhet të dalin në televotim.

Të fundit