Flash News

POLITIKOFF

A janë këto lot për 'Stracciatella-n'? Fifi këndon teksa qan: "Loti thjesht t’shliron, nuk t’lehteson"

A janë këto lot për 'Stracciatella-n'? Fifi këndon

Fifi ka treguar shpesh herë përmes këngëve, teksteve të saja por edhe në intervista se kur dashuron, e bën thellë me zemër dhe përfshihet emocionalisht. Historia e saj më e përfolur është ajo me 'Stracciatella-n' siç e ka konsideruar vetë këngëtarja.

Edhe pse nuk ka folur asnjëherë për detaje dhe ka thënë që nuk ka qenë asnjëherë e lidhur me të por e ka dashur gjithmonë, në media është përfolur se 'Stracciatella' është  Xhuljo Tabaku, i cili vetëm disa ditë më parë është fejuar me një vajzë tjetër.

Ndërkohë, Fifi ka publikuar sot këngën "Jetike" të Semi Jaupajt, e cila siç duket dhe në video, e ka bërë të qajë Fifin.

"...bash me rruzat e gjakut me kajt , bash pa e pas nplan e as nevoje me ta mledh ni lomsh te fyti .. bash qet ndjenje ma jep #Jetike ???? @semijaupaj

Tentova plot here me e bo pa lot po prap ma jep n’zemer.. njejt

Loti thjesht t’shliron . Nuk t’lehteson , thjesht qaq…

Thank u @iamflorimumajesi
 ????" - shkruan Fifi krahas videos ku dhe qan.

Nuk dihet nëse ajo po qan për faktin që Xhuljo është fejaur me një vajzë tjetër por fansat dhe mediat online mendojnë që po. Fifi e ka hequr opsionin e komenteve në këtë postim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)

 

Të fundit