Flash News

POLITIKOFF

I dedikoi shumë këngë dhe tatuazh, “Stracciatella” e Fifit fejohet me një vajzë tjetër

I dedikoi shumë këngë dhe tatuazh, “Stracciatella” e

Fifi i ka kënduar shumë dashurisë dhe ka shkruar pafund tekste. Këngëtarja shqiptare nga Kosova nuk ka hezituar asnjëherë të flasë publikisht për një nga dashuritë e saj më të mëdha që ka përjetuar. Ajo më herët tha për personin me inicialin XH:

“Ta tregoj për 10 sekonda. Nuk nisi kurrë. Thjesht kam dashuruar unë, m’u desh të kuptoja që nuk do të isha ndonjëherë me të dhe i kam ushqyer vetes një dashuri të pamundur. Në fakt nesër ne nuk e dimë se ç’mund të ndodhë, por ajo dashuri mua më ka bërë shumë mirë. Faleminderit”.

Sipas mediave, personi me të cilin Fifi ishte e dashuruar ishte Xhuljo Tabaku. Ndërsa në një nga puntatat e “Shiko kush luan”, Fifi u pyet se çfarë kuptimi ka fjala “stracciatella” që ajo e ka bërë tatuazh në trup dhe këngëtarja tregoi se këtë fjalë ja dedikon të dashurit të saj, që i thërret me përkëdheli në këtë mënyrë.

“Stracciatella e thirri atë djalin që unë e kam qejf. Qaq shumë që e du, kam dasht me e ba tattoo."

Së fundmi, “Albeu.com” ka mësuar se Xhuljo i ka dhënë fund beqarisë dhe ka shpallur fejesën me partneren e tij, siç mund ta vini re edhe nga fotot e shkëputura nga ceremonia e fejesës.

I dedikoi shumë këngë dhe tatuazh, “Stracciatella” e

Të fundit