Flash News

POLITIKOFF

Alketa Vejsiu prezantoi "Sanremon", Iliri: Ndërhyri një super agjent në Itali

Alketa Vejsiu prezantoi "Sanremon", Iliri: Ndërhyri një

Para disa ditësh, në shtëpinë e BBV, "Vëllai i Madh" vendosi të fustë disa informacione nga jashtë, mes të cilave ishte dhe lajmi se "Antonela Berisha ka prezantuar Sanremon".

Në mesin e lajmeve, 22 ishin të sakta dhe 16 të rreme, detyra e banorëve ishte të gjenin cilat ishin të sakta dhe cilat jo. Për lajmin e Antonelës, askush nuk e besoi përveç Donaldit. Madje Iliri dhe Beniada u shprehën se kjo është e pamundur pasi të jesh pjesë e asaj skenë është shumë e vështirë.

Madje Iliri u shpreh se edhe për Alketa Vejsiun, ka ndërhyrë një super agjent në Itali.

“Të shkosh të prezantosh Sanremo ka qenë një Alketa Vejsiu, nëpërmjet ndërhyrjes së një super agjenti që është më i madhi i Italisë dhe hyri për një prezantim të shkurtër. Anontela të prezantojë Sanremo-n? A jeni në metro apo jo?"- tha ai.

Alketa Vejsiu prezantoi "Sanremon", Iliri: Ndërhyri një

Më vonë, produksioni u vuri në dijeni se cilat lajme ishin të sakta dhe në momentin kur iu thanë që lajmi i Antonelës është i vërtetë, Iliri sërish shprehu habi, deri në mosbesim.

Kujtojmë se jashtë ky lajm ka bërë bujë të madhe dhe është zbuluar se lajmi që Antonela ka prezantuar, rezultoi të ishte një gënjeshtër.

Të fundit