Flash News

POLITIKOFF

Amber Heard do të jetë në gjykatë për vendim, por Johnny Depp nuk do të shkojë

Amber Heard do të jetë në gjykatë për vendim, por

Amber Heard do të jetë në gjykatë për vendimin që do të shpallë gjykata vetëm pas pak, sipas një emaili të sapo dërguar nga avokatët e saj. Ata thonë se fakti që Depp nuk do të jetë atje (ai ka qenë në Mbretërinë e Bashkuar duke luajtur disa koncerte me Jeff Beck) reflekton se ku qëndrojnë prioritetet e tyre.

Gjyqi është zhvilluar në Virxhinia sepse aty ndodhen serverët e kompjuterit dhe shtypshkronja për Ëashington Post (gazeta që botoi kolonën e Heard-it). Shpesh herë, Johnny Depp ka thënë gjatë dëshmisë së tij që sido që të shkojë ky gjyq dhe se çfarëdo vendimi të merret, qëllimi i tij ka qenë të dalë dhe të tregojë të vërtetën e tij para botës dhe para mbështetësve të tij. T`i tregonte familjes dhe fansave që pretendimet e Heard nuk janë të vërteta dhe se "babai i fëmijëve të tij nuk është një rrahës gruaje".

Juria ka njoftuar që ka marrë vendimin dhe vetëm pas pak pritet të komunikohet, rreth orës 21:00 me orën lokale të Shqipërisë dhe në orën 15:00 me orën e Amerikës.

 

Të fundit