Flash News

POLITIKOFF

Angelina Jolie flet për ankthin pas divorcit me Brad Pitt

Angelina Jolie flet për ankthin pas divorcit me Brad Pitt

Angelina Jolie ka folur për herë të parë për problemet psikologjike të shkaktuara nga divorci i me Brad Pitt. Jolie foli për ankthin e saj dhe terapinë që kaloi pas ndarjes së tyre.

Ajo tregoi se pak para divorcit, ai vuante nga sindroma e Bell-it ose paraliza .

Trupi im reagon shumë fuqishëm ndaj stresit. Sheqeri në gjak më shkon lart e poshtë. Papritur, gjashtë muaj para divorcit tim, mora paralizën e Bell-it.", tha ajo.

Paraliza e Bell-it është një gjendje e cila shkakton dobësi të papritura të muskujve në vetëm njërën anë të fytyrës. Në shumicën e rasteve kjo paralizë është e përkohshme dhe përmirësohet me kalimin e javëve.

Në një moment tjetër gjatë intervistës, ajo theksoi se në jetën e saj personale nuk përfshihen takimet dhe daljet, ku shprehet:“Nuk kam vërtet... jetë sociale. 

Kuptova se miqtë e mi më të ngushtë janë refugjatë. Ndoshta katër nga gjashtë femrat që kam rreth meje vijnë nga lufta dhe konflikti”.

Të fundit