Flash News
Aksidenti në aksin Lushnjë-Berat, vdes shoferi i autobotit me naftë
Autoboti me karburant përplaset me mjetin bujqësor në aksin Lushnjë-Berat, bllokohet shoferi
Lotët e Xhafajt dhe gënjeshtrat e njëpasnjëshme, Salianji publikon dokumentat:11 faktet e thjeshta që nuk fshihen dot
Dronë kamikazë për ushtrinë, Rama: Nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria
Erdogan takon Ramën, mbërrin në Kryeministri
Aktorja e njohur hollivudiane, Angelina Jolie, ka botuar librin e saj të fundit “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”. I shkruar nga Jolie, Amnesty International dhe Geraldine Vab Bueren, libri ka ardhur tashmë edhe në Kosovë e Shqipëri.
Këtë e ka njoftuar Jolie me anë të një postimi në profilin e saj në “Instagram”, ku u është drejtuar ndjekësve edhe në gjuhën shqipe.
“Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”, shkruan Jolie.
Të njëjtin shkrim aktorja e ka publikuar edhe në gjuhën angleze, polake dhe në moldavisht.
View this post on Instagram