Flash News

POLITIKOFF

Angelina Jolie shkruan shqip

Angelina Jolie shkruan shqip

Aktorja me famë ndërkombëtare Angelina Jolie në një post në adresën e saj në Instagram ka shkruajtur shqip.

Jolie shkruan në lidhje me të drejtat e fëmijëve, që duhen respektuar, në vende të ndryshme të rajonit tonë, përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën.

Përpos se shkroi status në gjuhën angleze, aktorja e mirënjohur ka preferuar të shkrujë edhe shqip.

“Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë.

Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”, shkruan Jolie.

Angelina Jolie shkruan shqip

Të fundit