Flash News

POLITIKOFF

Anxhela Peristeri për mediat në Greqi: Stërgjyshi im ishte grek, ndaj kam këtë mbiemër

Anxhela Peristeri për mediat në Greqi: Stërgjyshi im ishte grek,

Anxhela Peristeri ka folur për mediat greke, konkretisht me EPT 1 - për shkak se ajo ka jetuar dhe karrierën muzikore e ka nisur në Greqi.

Anxhela do të përfaqësoje Shqipërinë në Eurovizion 2021 dhe për mediat greke ajo ka thënë edhe pse Shqipëria është atdheu i saj, ka adhurim për Greqinë ku ka jetuar dhe kohën më të mirë të saj dhe se stërgjyshi i saj ishte grek, ndaj dhe ka marrë këtë mbiemër.

“Përshëndetje, jam Anxhela Peristeri dhe përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision sivjet me këngën “Karma”.  Çfarëdo jep, merr prandaj dhe ne duhet t’ju bëjmë mirë të tjerëve që të marrim mirësi. Unë dhe kompozitori im Klejdi Bahiti kishim menduar çdo vit që të merrnim pjesë por gjithmone ishim shumë të zënë. Sivjet me shkakun e pandemisë kishim kohë dhe zgjodhëm një kenge midis 2 -3 që shkruajtëm dhe shkuam në konkurs. Stërgjyshi im ishte grek prandaj dhe mbiemri im është grek Peristeri. Kam bashkëpunuar me Paolën, Andoni Remon që e dua shumë. Fillova në fillim me Valantin  pastaj me Elena Papadopoulou. Shqipëria për mua është atdheu im, këtu u linda , këtu u rrita, këtu u bëra e njohur, me mbeshtetën njerëzit dhe akoma më mbështesin. Greqia për mua është një vend që e adhuroj, shumë i bukur. Aty kam miqte më të shumtë sepse jetova aty vitet më të mira,’’- tha Peristeri.

Të fundit