Flash News

POLITIKOFF

Arsyeja e vërtetë pse JLo dhe Alex i dhanë fund lidhjes së tyre

Arsyeja e vërtetë pse JLo dhe Alex i dhanë fund lidhjes së

Pavarësisht përpjekjeve për të shpëtuar marrëdhënien e tyre, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i dhanë fund lidhjes së tyre.

Lajmi i ndarjes u konfirmua javën e kaluar edhe pse kriza mes çiftit përflitej në media prej pak kohësh. Ata thanë vetëm se janë më mirë si shokë, pa dhënë detaje mbi arsyen e ndarjes. Ndërsa së fundmi një person i afërt me J.Lo ka zbuluar arsyen e vërtetë, që kishte të bënte me mungesën e besimit nga ana e Jennifer.

"Ajo këmbënguli në këtë. Ka shumë çështje që janë të pazgjidhura," -tha burimi për revistën People dje. "Ajo ka qenë mjaft e palumtur dhe nuk mendonte se ishte në interesin e saj të qëndronte me Alex".

Mikesha e saj shtoi se J.Lo thjesht nuk mund t'i besonte më Alex-it.

Të fundit