Flash News

POLITIKOFF

Balinda Bodinaku del për herë të parë publikisht për debatin me Trixën: Nuk i heq asnjë gjë reagimit të djeshëm

Balinda Bodinaku del për herë të parë publikisht për

Balina Bodinaku ka qenë sot e ftuar në "Wake Up", ku Isli Islami e ka pyetur për debatin me Beatrixën, e cila e ka akuzuar opinionisten e 'Big Brother Vip Albania' për shpifje.

Pas reagimit që ka bërë në story, Balina ka bërë dhe një reagim tjetër.

"Me thënë të drejtën kjo është jë situatë që për hir të së vërtetës do kisha dashur të mos flisja fare. Sepse është një situatë më shumë e stisur sesa reale. Mënyra se si u servir dhe kuptimi që iu dha, është shumë larg të vërtetës dhe unë nuk e di se pse kjo u bë dhe as nuk e marr përsipër ta analizoj këtë gjë. Nuk di as në dikush mund të përfitojë nga kjo situatë sepse mendoj që nuk ka të fituar nga kjo situatë. Di të them që unë dje kam bërë një reagim, të cilit nuk do doja as t`i shtoja apo t`i hiqja ndonjë gjë, pasi nuk do doja as t`i fryja një zjarri, as t`i jap rëndësi një diskutimi që në radhë të parë nuk duhet të ekzistonte, nuk duhej të ishte si diskutim,"- tha Balina në Wake Up.

Të fundit