Flash News

POLITIKOFF

Besa Kokëdhima çon Shqipërinë në Eurovision me “Zemrën n’dorë”

Besa Kokëdhima çon Shqipërinë në Eurovision me

Besa Kokëdhima u shpall fituese e edicionit të 62-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Me këngën “Zemrën n’dorë”, Kokëdhima tashmë do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024.

Ajo u shpall fituese mes 22 finalistë të cilët mbrëmë u ngjitën në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve në natën finale.

“Zemrën n’dorë” është një kompozim i vetë Besa Kokëdhimës me producentin Kledi Bahiti, ndersa teksi u shkruar nga Rozana Radi. 

“Zemrën n’dorë” rezultoi më e votuara nga publiku, ndërsa përsa i përket votimit të jurisë, në vendin e dytë u rendit Tiri Gjoci me këngën “Në ëndërr”, ndërsa çmimi i vendit të tretë shkoi për Shpat Dedën me këngën përfaqësuese “S’mund të fitoj pa ty”.

Çmimi i Kritikës iu dha Martina Serreqit me këngën “Vetëm ty”, ndërsa çmimi për Deputimin më të Mirë në festival shkoi për Peter Pan Quartet me këngën “Edhe një herë”.

Eurovision Song Contest 2024 do të zhvillohet në Malmo, Suedi, pas fitores së Loreen me këngën “Tattoo” vitin e kaluar. Konkursi do të mbahet më 7-11 maj.

 

Të fundit