Flash News

POLITIKOFF

Besëtytnitë e Vitit të Ri, çfarë duhet dhe nuk duhet të bëni më datë 1 Janar

Besëtytnitë e Vitit të Ri, çfarë duhet dhe nuk duhet

Njerëzit shpesh e shohin Vitin e Ri, si një mundësi për t’ia filluar nga e para apo si një fillim të ri, ndaj kryejnë rite të ndryshme duke besuar fort se ato do të sjellin mbarësi dhe fat përgjatë vitit të ardhshëm.

Këto besëtytni janë të trashëguara brez pas brezi në popuj me zakone edhe tradita të ndryshme, por të gjitha kanë një qëllim të përbashkët: Të largojnë të keqen e vitit të shkuar edhe të sjellin të mirën në Vitin e Ri.

Mbani nëpër shtëpi një valixhe bosh!

Në Amerikën Latine, besohet se duke mbajtur një valixhe të vogël bosh nëpër shtëpi, viti i ri do të jetë i mbushur plot me aventura dhe udhëtime të reja.

Besëtytnitë e Vitit të Ri, çfarë duhet dhe nuk duhet

Bëni shumë zhurmë!

Filipinasit mendojnë se duke bërë zhurmë nëpër shtëpi, shpirtrat e këqinj do të zhduken. Kështu që sugjerohet të këndoni, përplasni gotat dhe hidhni fishekzjarrë për fat!

Besëtytnitë e Vitit të Ri, çfarë duhet dhe nuk duhet

Vendosni para në kuletë!

Pak para mesnatës fusni para në kuletë, pasi thuhet se kështu viti do të jetë i mbushur me prosperitet.

Besëtytnitë e Vitit të Ri, çfarë duhet dhe nuk duhet

Hapni dyer edritare!

Pak para mesnatës, duhet të hapësh dyert për të lënë pas vitin e vjetër dhe për të mirëpritur Vitin e Ri. Sipas tyre, kjo bën që energjitë negative dhe e shkuara të lihen pas, ndërsa gjërat e reja dhe fati i mire të futen në jetën tuaj.

Mos nxirrni asgjë nga shtëpia!

Heqja e gjërave nga shtëpia, qofshin plehra apo sende që po dhuroni, mund të nënkuptojë që “ju të humbisni gjëra gjatë vitit të ardhshëm”. Bëjeni këtë para natës së Vitit të Ri, ose duke filluar nga 2 janari.

Besëtytnitë e Vitit të Ri, çfarë duhet dhe nuk duhet

Mos jepni para borxh!

Gjithashtu mos merrni borxh ose mos i paguani në atë ditë, borxhet që keni marrë. Kjo mund të bëjë që “të jetë viti i pagesave”. Mbajini kuletat mirë, për një vit me më shumë para.

Besëtytnitë e Vitit të Ri, çfarë duhet dhe nuk duhet

 Mos qani!

Nuk duhet të derdhni asnjë pikë loti më 1 janar. Viti i Ri nuk duhet të fillohet me të qara.

Besëtytnitë e Vitit të Ri, çfarë duhet dhe nuk duhet

Të fundit