Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Big Mama rrëfen tragjedinë: Si i shpëtova vdekjes, humba shokun e ngushtë
Si rrallëherë, Big Mama ka ardhur me një rrëfim ndryshe për jetën e saj. Nëse të gjithë e njohim si karizmatike, të qeshur e plot humor, këngëtarja ka rrëfyer një nga ngjarjet që i ka ndryshuar jetën.
Në “S’e Luan Topi”, Big Mama tha se kur ajo ishte 17-18 vjeçe përjetoi një tragjedi e cila rrezikoi t’i merrte jetën. Teksa shëtisnin me motor uji bashkë me shokun e ngushtë, Big Mama tha se pas një defekti të dy kanë rënë në ujë.
Shoku i saj ndërroi jetë, ndërsa këngëtarja tha se është rikthyer në jetë nga doktorët.
Big Mama: Po mund ta fillojmë të themi se qysh në moshën 17-18 vjeçare kam humbur shokun e parë të ngushtë të jetës. Ndërroi jetë shoku i parë dhe për një vajzë 17-18 vjeçare është diçk e rëndë për t’u përjetuar.
Më pas, në Strugë po prapë humba një tjetër shok të ngushtë. Aty u mbyta dhe unë, por u ktheva në jetë për së dyti. Ka ndodhur një incident para shumë vitesh. Ishim në liqenin e Ohrit me një motor uji, ndodhi një problem, ramë nga motorri, të dy e humbëm vetëdijen. Se si na kanë nxjerrë, se si kemi shpëtuar nuk e di. Vetëm kur hapa sytë në spital. Mjekët na kthyen shpirtin dhe zemrën, por atij nuk i funksiononte më truri. Unë e kam pasur të shkruar të jem gjallë, ai ndërroi jetë.