Flash News

E-TJERA

BKH hap garën për 32 vende vakante, kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët

BKH hap garën për 32 vende vakante, kushtet që duhet të
Foto ilustruese

Byroja Kombëtare e Hetimit ka shpallur konkursin për 32 vende vakante për hetues. Kandidatët duhet të kenë eksperiencë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar si dhe në fushat që kanë lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Përmes një njoftimi zyrtar, BKH bën me dije kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët. Një kandidat nuk mund të caktohet në detyrë si Hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit pa përmbushur kushtet e sigurisë dhe kushtet e aftësive profesionale.

Hetuesit e BKH-së kanë përgjegjësinë të kryejnë hetime penale nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm dhe kanë statusin e oficerit të policisë gjyqësore.

Deri më tani 28 kandidatë për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit kanë përmbushur kushtet e sigurisë dhe janë pranë certifikimit.

Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës ka verfikuar 37 kandidatë për hetues prej të cilëve kanë kaluar 28.

Të fundit