Flash News

POLITIKOFF

Cardi B kërkon falje publike, gaboi njëjtë si Rita Ora

Cardi B kërkon falje publike, gaboi njëjtë si Rita Ora

Reperja e famshme amerikane Cardi B ka kërkuar publikisht falje për gabimin që ka bërë në Ditën e Falenderimeve. Ajo ka organizuar një festë të madhe bashkë me familjarët e saj, gjë që nuk është pritur mirë nga fansat.

Këngëtarja kishte mbledhur për festën 12 fëmijë dhe 25 të rritur, duke shkuar kështu kundër rregullave anti-Covid dhe kjo bëri që fansat të shprehen se Cardi B mund të bëhet një nga shkaktarët e shumtë të përhapjes së koronavirusit.

Prandaj, ajo ka kërkuar falje publike dhe ka treguar se njerëzit që punojnë me të testohen rregullisht, 4 herë në javë.

“Më falni, nuk po përpiqesha ta bëja dikë të ndihej keq. Kisha familjen time për herë të parë në shtëpi dhe kjo më bëri të ndihesha shumë mirë. Kam shpenzuar shumë para që t’i bëja testet të gjithëve dhe ja vlejti. Nuk po përpiqesha të ofendoja askënd”, ju është përgjigjur Cardi kritikave.

E njëjta situatë ka ndodhur dhe me Rita Orën e cila po ashtu organizoi festë për ditëlindjen e 30-të të sajën dhe është gjobitur me 10 mijë paundë.

 

Të fundit