Flash News

POLITIKOFF

Cila është arsyeja pse Princi Harry ka shtyrë largimin e tij nga Pallati Mbretëror

Cila është arsyeja pse Princi Harry ka shtyrë largimin e tij nga

Të shtunën, me 17 prill, iu dha lamtumira e fundit Princit Philip, bashkëshortit të ndjerë të Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II.

Për shkak të kushteve pandemike, në ceremoninë e tij mortore morën pjesë vetëm 30 veta - ku Mbretëresha u shfaq e vetme dhe e veshur me të zeza, teksa rrinte tërë kohës me kokën e ulur. Në këtë funeral, u bënë bashkë dhe vëllezërit Harry dhe William pas pak më shumë se një vit.

Harry do ta zgjasë edhe më shumë qëndrimin e tij në Pallatin Mbretëror. Kjo sepse gjyshja e tij, Mbretëresha Elizabeth, do të festojë shumë shpejt ditëlindjen.

Ndaj, ai ka dashur të jetë pranë gjyshes në këtë ditë të sajën.

Kujtojmë se Duka dhe Dukesha e Sussex u tërhoqën nga jeta dhe detyrat mbretërore në fillim të marsit të vitit të kaluar së bashku me djalin e tyre, Archie.

Të fundit