Flash News

POLITIKOFF

Dasma luksoze në Romë, reagon djali i Jozefina Topallit: Ceremonia u financua prej meje dhe Cindyt

Dasma luksoze në Romë, reagon djali i Jozefina Topallit: Ceremonia u

Djali i ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Genar Topalli, ka bërë një reagim publik për shpenzimet e dasmës së tij në Romë, me Cindy Marina.

Dasma u komentua dhe nga ish-e dashura e tij, moderatorja Eva Murati, ç’ka u diskutua gjerësisht në rrejtet sociale për shkak të deklaratave të gazetares që këto shpenzime luksi mund të jenë bërë nga ‘vjedhjet e parave publike’.

Por në reagimin e tij, Genar Topalli thotë se “ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të hedhur poshtë komentet me shifra krejtësisht të pavërteta e spekulative”.

Topalli thekson se dasma u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve, për te cilin, sipas tij nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik.

Ndërsa darka sipas tij u mbajt ne një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri.

“ Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve – nje bekim i madh shpirtëror, për te cilin, siç dihet, nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik.

Më pas, darka u mbajt ne një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri (çdokush mund ta verifikoje lehtësisht me nje kerkim te thjeshte ne Google). Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prinderve të saj. Ne jetojmë e punojmë në SHBA, ku drejtojmë së bashku biznesin tonë ne fushën e transportit, ndërsa Cindy, përveç angazhimeve të tjera, menaxhon një nga klubet më të mëdha të volejbollit ne Kaliforninë Jugore, në pronësi te familjes së saj.

Prindërit e Cindy-t jetojnë në SHBA prej afro 30 vitesh dhe sot kanë ndërtuar biznese te suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit, me mbi 150 të punësuar. Ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të hedhur poshtë komentet me shifra krejtësisht të pavërteta e spekulative”, shkruan Genar Topalli në Facebook.

Dasma luksoze në Romë, reagon djali i Jozefina Topallit: Ceremonia u

Të fundit