Flash News

POLITIKOFF

Detaje rreth bashkëpunimit të Elvana Gjatës dhe Yll Limanit

Detaje rreth bashkëpunimit të Elvana Gjatës dhe Yll Limanit

Elvana Gjata dhe Yll Limani do të sjellin bashkëpunimin e tyre të parë dhe kjo ka gëzuar pafund fansat e të dyve të cilët kanë vite që e presin një bashkëpunim mes tyre.

Nesër në orën 18:00 klipi i tyre do të publikohet dhe jo me një por me dy këngë. Njëra këngë mban titullin "E di" dhe kënga tjetër "Marre".

I gjithë klipi është realizuar me "double shot". Dy artistët dukën shumë verorë në foton që kanë publikuar dhe me siguri kënga e tyre do të kthehet në hitin veror.

Kujtojmë se shumë shpejt Elvana do të sjellë një bashkëpunim ndërkombëtar me Inna-n, që është shumë e njohur sidomos për rajonin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

Të fundit