Flash News

POLITIKOFF

Dhjetëra komente fyese në shqip, Bebe: Në kulturën shqiptarë në vend që të ngremë njëri-tjetrin, e ulim sa më shumë

Dhjetëra komente fyese në shqip, Bebe: Në kulturën

Disa ditë më parë, Bebe Rexha ka postuar një video ku tregon trupin e saj ashtu siç është, jo perfekt por krenare për trupin që ka. Bebe shpesh herë ka pranuar që nuk ka linjat perfekte por që nuk përbën problem për të, përderisa e do veten ashtu siç është.

Në videon e postuar ka me dhjetëra komente ofenduese  shqip nga shqiptarët për Bebe-n dhe kjo i ka bërë shumë përshtypje këngëtares me famë ndërkombëtare, e cila është shqiptare.

Bebe e cila ka folur gjithmonë me krenari për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe i ka mbështetur sa herë i është dhënë mundësia, ka qenë një ambasadore e mirë në botë për Shqipërinë, ajo ndihet e fyer nga komentet e shumta negative që i shajnë trupin.

Në një video, Bebe tregon komentet dhe shprehet teksa thotë:

"Pra, siç e dini, unë jam shqiptare dhe jam krenare për kulturën time por është diçka për të cilën nuk jam krenare për kulturën time. Videoja qe postova më parë ka shumë komente."

Bebe tregon se në videon që ka postuar ku tregon trupin e saj për të cilin është krenare.

Ajo vazhdon videon duke thënë:

"Vendosa të postoj trupin tim të vërtetë sepse asnjë grua nuk është perfekte. Asnjë trup nuk është perfekt. Në shumë prej komenteve, të cilat janë në shqip, thonë që jam lopë, që trupi im është i shpifur dhe kjo bëhet akoma më keq në shumë komente."

Bebe vazhdon në videon e saj teksa thotë se në kulturën e shqiptarëve në vend që të ngrenë njëri-tjetrin, ulin njëri-tjetrin. Dhe shton se sa shumë vajza dhe gra të tjera shqiptare do ishin të suksesshme në rast se nuk do i ulnin kaq shumë dhe nëse nuk do ishin kaq jo-mbështetës.  

Dhjetëra komente fyese në shqip, Bebe: Në kulturën

Të fundit