Flash News

POLITIKOFF

Disa drejt altarit e të tjerë në gjykatë, kush u nda dhe kush u martuan gjatë vitit 2023

Disa drejt altarit e të tjerë në gjykatë, kush u nda dhe

Gjatë viti 2023 shumë çifte të njohura, shkuan drejt altarit për të kurorëzuar dashurinë e disa të tjerë dret gjykatës për ti dhënë fund martesës.

Këngëtari Luiz Ejlli u martua me Kiara Titon ne finalen e BBV pikërisht në vendin ku dashuria e tyre hodhi filizat.

Disa drejt altarit e të tjerë në gjykatë, kush u nda dhe

Këngëtari Elgit Doda dhe moderatorja Klea Huta në ditëlindjen e djalit të tyre më 8 qershor kurorëzuan historinë e tyre të dashurisë me një dasmë ku ishin të ftuar njerëz të njohur të botës së artit dhe televizionit.

Ata ishin të martuar zyrtarisht me letra, dhe kanë realizuar edhe një set fotografik në Marok, por dasmën e realizuan përgjatë këtij viti.

Disa drejt altarit e të tjerë në gjykatë, kush u nda dhe

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzuan dashurinë e tyre disavjeçare në një dasmë, të cilën ata zgjedhën ta mbanin larg vëmendjes mediatike.

Dasma u realizua në Itali më 17 qershor dhe të pranishmit duhet të respektonin rregullin e vendosur nga çifti, ku askush nuk duhet të ndante në mediat sociale foto nga dasma, dhe ashtu ndodhi. Por më vonë vetë moderatorja ka ndarë me ne foto nga dasma e saj e ëndrrave.

Disa drejt altarit e të tjerë në gjykatë, kush u nda dhe

Gjithashtu edhe Venera Lumani dhe Lind Islami zgjodhen vitin 2023 për të kurorëzur dashurinë ë tyre.

Ata organizuan një dasmë të madhe 7 tetor në bregdetin e Gjirit të Lalëzit, në Durrës dhe pjesë e dasmës kanë qenë familjarë dhe shoqëria e ngushtë e çiftit, përfshirë këtu një sërë figurash publike.

Disa drejt altarit e të tjerë në gjykatë, kush u nda dhe

Pas muajsh spekulimesh, Rita Ora konfirmoi se ajo dhe regjisorja Taika Waititi thanë “po” .

"Ishte pikërisht ashtu siç doja unë," tha këngëtarja për dasmën e tyre "private" në episodin e 27 janarit të "Mëngjes me zemër" në Mbretërinë e Bashkuar. "Ishte thjesht e bukur dhe perfekte, plotësisht ashtu siç doja unë."

Disa drejt altarit e të tjerë në gjykatë, kush u nda dhe

Marc Anthony u martua me ish-konkurrenten e Miss Universe Nadia Ferreira në një ceremoni luksoze në Majami më 28 janar në Muzeun e Artit Perez.

Çifti, të cilët u lidhën për herë të parë në fillim të vitit 2022, u fejuan për vetëm tetë muaj përpara se të thoshin " po".

Disa drejt altarit e të tjerë në gjykatë, kush u nda dhe

Mbesa e Princeshës Diana, Lady Amelia Spencer u martua me të dashurin e saj Greg Mallett në një ceremoni në majë të malit pranë Cape Toën, Afrika e Jugut, në mars 2023.

Çifti u fejua më 22 korrik 2022, - një ditë që Mallett e quajti një nga ditët "më të mira" të jetës së tij - pas lidhjes për 14 vjet.

Disa drejt altarit e të tjerë në gjykatë, kush u nda dhe

Sofia Richie dhe Elliot Grainge u martuan në Francë më 23 shator.

Modelja dhe sipërmarrësi zhvilluan ceremoninë e tyr në Hotel du Cap-Eden-Roc në Antibes para familjes dhe miqve, duke përfshirë Nicole Richie dhe Paris Hilton.

Disa drejt altarit e të tjerë në gjykatë, kush u nda dhe

Vanessa Hudgens u martua me partnerin e saj, Cole Tucker, në një ceremoni jashtëzakonisht private në Tulum në dhjetor.

Çifti kurorëzoi dashurinë në “Azulik City of Arts”, i rrethuar nga rreth 100 pjesëmarrës, familjarë dhe miq të afërt. Dasma ishte siç aktorja 34-vjeçare e kishte përshkruar për Vogue: pranë natyrës dhe gjelbërimit.

Disa drejt altarit e të tjerë në gjykatë, kush u nda dhe

Kanye West tronditi fansat duke u martuar fshehurazi me stilisten Yeezy  Bianca Censori  në Beverly Hills më 12 janar.

Edhe pse dyshja shkëmbyen unazat e martesës dhe betimet, ata kurrë nuk paraqitën një certifikatë martese.

Disa drejt altarit e të tjerë në gjykatë, kush u nda dhe

Disa patën fatin të kurorëzonin dashurinë, po pati edhe nga ata të cilët vendosin ti vendosinin kapat mardhenieve ose martesave të tyre.

Fundi i lidhjes mes Olsi Bylykut dhe Egli Takos ka qenë një nga më të perfolurat ne internet. Fillimisht ndarja e tyre u perfol nga mediat online ndërsa tashme ajo është konfirmuar edhe nga vetë çifti.

Disa drejt altarit e të tjerë në gjykatë, kush u nda dhe

Gjithashtu edhe Dafina Zeqiri dhe Dj Geek bënë bujë me ndarjen e tyre të papritur kur dukej se gjithçka po shkonte mirë për ta.

Disa drejt altarit e të tjerë në gjykatë, kush u nda dhe

Shume zhurmë beri edhe ndarja e Feros me Arbenitën pasi modelja ka leshuar akuza mjaft të rënda ndaj tij. Ajo e ka denoncuar Feron, për dhunë fizike.

Në raportin e Prokurorisë shkruhej se për 3 muaj me radhë është ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike. Nga ana tjetër Fero i mohon akuzat dhe tha se do ia lë në dorë drejtësisë për të zbuluar të vërtetën.

Disa drejt altarit e të tjerë në gjykatë, kush u nda dhe

Personazhi tjeter i njohur qe u nda ishte Blero Muharremi. Këngëtari ishte edhe vitin e shkuar i perfolur për ndarjen nga Afrona, por këtë vit duket se ka përjetuar një tjetër ndarje.

Para disa kohesh ai konfirmoi lidhjen e re të dashurisë dhe prezantoi partneren e re me një postim në story in instagram.
Disa drejt altarit e të tjerë në gjykatë, kush u nda dhe

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha është ndarë nga i dashuri kete vit. Shkak u bë një mesazh i tij lidhur me peshën e Bebes, gjë që asaj nuk i ka pëlqyer dhe ka kërkuar te ndahen.

Kejan Safjari, producent dhe regjisor, i ka dërguar një mesazh Bebes ku e sqaron se është treguar i sinqertë me të dhe nuk e sheh këtë si arsye për tu ndarë. Por këngëtarja e ka hequr nga Instagrami duke lënë të kuptohet se jane ndare.

Disa drejt altarit e të tjerë në gjykatë, kush u nda dhe

Pas 2 vitesh te martuar, këngëtarja e njohur me fame boterore, Ariana Grande dhe bashkëshorti i saj Dalton Gomez u ndane. Mediat deklaruan se çifti u nda me mirekuptim.

Disa drejt altarit e të tjerë në gjykatë, kush u nda dhe

Vetem pas 6 muajsh lidhje, u ndane këngëtarja Cher dhe Alexander Edëards. Burime pranë ish-çiftit thanë se ata i dhanë fund gjërave para disa javesh. Por është i paqartë shkaku i ndarjes mes tyre.

Disa drejt altarit e të tjerë në gjykatë, kush u nda dhe

Sofia Vergara dhe Joe Manganiello janë ndarë pas nje martesë prej me shume se 7 vitesh. Një burim i afërt tha se ata kishin filluar të distancoheshin nga njëri-tjetri.

Sipas gazetës “Daily Mail” ata u larguan gradualisht nga njëri-tjetri për shkak të karaktereve të ndryshme.

Disa drejt altarit e të tjerë në gjykatë, kush u nda dhe

Dhe ndarja tjeter ishte e Rosalias nga Raul Alejandro. Ata janë ndarë pas më shumë se 3 vitesh së bashku. Çifti i dha fund lidhjes vetëm pas 3 muajsh qe kishin shpallur fejesën.

Disa drejt altarit e të tjerë në gjykatë, kush u nda dhe

Dua Lipa është ndarë nga i dashuri i saj, regjisori Romain Gavras pas një romance tetë mujore. Këngëtarja shqiptare me famë botërore konfirmoi se kishte nisur një lidhje me Romain në Mars, kur të dy u fotografuan së bashku pas përfundimit të sfilatës së Saint Laurent në Javën e Modës në Paris.

Disa drejt altarit e të tjerë në gjykatë, kush u nda dhe

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u nda nga partneri i saj gazetar televiziv Andrea Giambruno.

Disa drejt altarit e të tjerë në gjykatë, kush u nda dhe

“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati 10 vjet, përfundon këtu”, ka shkroi Meloni në llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Të fundit