Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtës së Autorit në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë

Departamenti i Letërsisë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, (UT) edhe këtë vit vijoi traditën e vet të gjatë të kremtimit të 'Ditës Botërore të Librit dhe të së Drejtës së Autorit', më 23 prill (dje), përmes veprimtarish të ndryshme kulturore online, në platformën e Universitetit të Tiranës @unitir.edu.al.
I ftuari special i këtij aktiviteti ishte shkrimtari Enkel Demi, i cili u përfshi në një bashkëbisedim të lirë me përgjegjësen e Departamentit të Letërsisë, Persida Asllani dhe parashtroi disa prej mendimeve dhe përsjatjeve të veta, si mbi letërsinë që ai shkruan e boton me sukses prej disa vitesh ashtu edhe për dukuri të ndryshme të letërsisë bashkëkohore shqipe, frymës e lëndës kombëtare që ajo shpërfaq, por edhe sfidave në një botë gjithnjë e më globale. Ndërsa i pyetur specifikisht për linjën e gjithëpranishme në veprat e tij të marrëdhënies mes shoqërisë njerëzore dhe metaforës së një “flame” apo sëmundjeje pandemike, ai e përkufizoi këtë parabolë sa moderne aq edhe klasike, si një përpjekje për të hulumtuar natyrën njerëzore në marrëdhënien e vet të përhershme me të mirën e të keqen, jo si imperativ moralizues, por si zbulesë e humanitetit përtej mëkatit, pjesë e pandashme e njerëzores. Në këtë kuptim, edhe “Tirona ime” – vijoi ai “është Sodoma ime”.

Më tej, programi vijoi me rubrikat e veçanta të tij, të cilat vijojnë po aq traditën 13-vjeçare të kësaj kësaj veprimtarie në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.
Autorë në përvjetorë solli vëmendjen për dy autorët të përzgjedhur në kontekstin e përvjetorëve të tyre, si një moment për t’i nderuar e për të folur më gjerësisht për ta dhe veprën. Në përgjgije të veprimtarive botërore, Departamenti i Letërsisë privilegjoi këtë vit 150-vjetorin e lindjes së shkrimtarit francez Marsel Prust, prezantuar përmes ligjëratës interesantë të Prof. dr. Laura Smaqi, anëtare e këtij departamenti. Në këtë 150- vjetor të lindjes së Prustit, studentët dhe të pranishmit u ftuan në një udhëtim të shkurtër përmes romanit Në kërkim të kohës së humbur, duke u ndalur më shumë tek disa prej imazheve, të cilat e shoqërojnë lexuesin e saj që prej afër një shekulli. Sipas ligjërueses “megjithë karakterin kompleks analitik të veprës, të mbushur plot personazhe, objekte e vende, që karakterizohen me mjaft hollësi e precision, Kërkimi, është së pari libri i një uni që rikthehet në mënyrë konstante nga objektet e botës, për t’u mbyllur në qendrën e tij, në rrethin e jetës së shpirtit”. Po ashtu u theksua prej saj roli që ka luajtur Prusti në letërsinë moderne shqipe, përmes ndikimit që pati tek një nga prozatorët e rëndësishëm të periudhës së viteve ’30 – Ernest Koliqi.

Përvjetori i dytë i kremtuar ishte 110-vjetori i lindjes së Migjenit. Në ligjëratën e Prof. as. dr. Kristaq Jorgo, gjithashtu anëtar i departamentit, u soll në kujtesë fakti se viti 2021 përbënte jo vetëm 110-vjetorin e lindjes së Millosh Gjergj Nikollës, por edhe 85-vjetorin e “botimit të parë” të vëllimit të tij poetik “Vargjet e lira”. Ligjëruesi theksoi në mënyrë të veçantë se pavarësisht këtyre 85-viteve, kjo vepër ende nuk është botuar në përputhje të saktë me vetë vullnetin e autorit, por përmban ndërhyrje të shumta që dëmtojnë cilësisht analizën kritike të veprës: “Nëse veçanërisht sot, më 23 prill 2021, por mundet dhe në çdo 23 prill, në këtë datë që shënjon një të kremte të madhe të kulturës së përbotshme, me LIBËR do të kuptojmë - në trajtë të zgjeruar - jo vetëm vlerën, por dhe fatin e këtij kryeprodhimi shpirtëror të njerëzimit, dhe me TË DREJTË TË AUTORIT - po ashtu në trajtë të zgjeruar - do të kuptojmë detyrimin e shenjtë të respektimit maksimal të të vullnetit të tij mbi trajtën autentike të tekstit përkundër furive cënuese mbi të nga koha, pushtetet, shoqëria, botuesit, atëherë do të mund të binim dakord se në mbretërinë e autorëve e librave shqip vështirë të ketë një përfaqësues më emblematik për këtë datë se Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni dhe se kryevepra e tij, libri Vargjet e lira”.

Dita e Librit vijoi me prezantimet e monografive studimore të ndërmara e të botuara nga pedagogë të këtij departamenti si:
- Prof. as. Dr. Eldon Gjikaj - Monografia: Realizmi socialist në sistemin letrar shqiptar , një punim që ka në qendër vështrimin historiko-letrar të periudhës në fjalë. Punimi shqyrton mënyrën sesi modeli i realizmit socialist vjen në sistemin letrar shqiptar, duke e brendashkruar në sistemin socio-politik të Shqipërisë, pas vitit 1944. U prezantua gjtihashtu përkthimi po prej tij i studimit Estetika e romantizmit, me autor Paolo D’Angelo.
- Dr. Edlira Macaj – Tonuzi – Monografia Në poetikën mjedjane, që (ri)sjell në vëmendje të lexuesit sot krijimtarinë letrare të poetit Ndre Mjedja. Studimi prezantohet si një udhëtim me ndalesa specifike në krijime të veçanta të poetit, për të propozuar rileximin dhe rikuptimësimin e tekstit si strategji që rivitalizojnë tekstin poetik në bashkëkohësi; ta afrojnë atë te lexuesi dhe ky ta shohë tekstin e dikurshëm me potencial të fuqishëm estetik, falë mjeshtërisë së artit mjedjan.

-Përmbledhja Liber amicorum për Sabri Hamitin, me grup autorësh, i cili ndonëse i botuar në Prishtinë, vjen si shprehje miqësie, respekti e afekti përmes një kolazhi shkrimesh të natyrave të ndryshme, nga autorë moshash e formimesh të ndryshme – prej miqsh e kolegësh, të moçëm e të rinj, nga Kosova e Shqipëria – në nderim të shkrimtarit e të dijetarit Sabri Hamiti në 70-vjetorin e tij të lindjes. Shumë nga këto shkrime kanë për autorë edhe anëtarë ose bashkëpunëtorë të ngushtë të Departamentit të Letërsisë si profesorët Floresha Dado, Bashkim Kuçuku, Dhurata Shehri, Kastriot Gjika, Agron Gjekmarkaj, Persida Asllani dhe Mark Marku. Boshti rreth të cilit sillen shkrimet e kësaj përmbledhjeje janë poezia, proza dhe dramat e Sabri Hamitit, por edhe studimet e tij për letërsinë shqipe në tërësinë e saj. Në to shqiptohet përmes shkrimit vlerësues dhe gjestit miqësor Sabri Hamiti shkrimtar e dijetar i letërsisë shqipe. Përmbledhja bën bashkë pena të shquara të Kosovës si Ali Aliu, Ibrahim Rugova, Rexhep lsmajli, Zejnullah Rrahmani, Kujtim M. Shala, Bardh Rugova, Nysret Krasniqi, Muhamet Hamiti etj.

- Një botim specifik e madje për herë të parë në Shqipëri përbën edhe botimi i Fotodramës Kështjellë rëre, prodhim origjinal i studentëve të Klubit të Dramës së Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, nën drejtimin mjeshtëror të Dr. Erenestina Gjergji-Halili, pedagoge gjithashtu e Departamentit. Ky botim vjen në kontekstin pandemik, parë edhe si refleksion, si element katarstik e si introspeksion mimetik, në një format të ri, si eksplorim i shumësisë së mjeteve që siguron vetë gjinia dramatike në komunikim me artet e tjera, por edhe si një shteg i ri kërkimi shkencor gjatë punës që zhvillon me pasion e përkushtim Klubi i Dramës.
Gjatë prezantimit të punës nga vetë studentet autorë të saj, si hartuesit dhe shkruesit e kësaj fotodrame, si fotografë dhe grafistë, pjesëmarrësit e shumtë të kësaj veprimtarie, rreth 360 persona online, përjetuan emocione të rralla. Në këtë atmosferë të veçantë vijoi edhe prezantimi i Festivalit të Krijimit Letrar, i cili gjithashtu pjesë e traditës së kësaj veprimtarie, paraqet në formë të përzgjedhur krijimet letrare të vetë studentëve. Dr. Belfjore Qose, koordinatore e përkushtuar e tij, e cilësoi këtë Festival si shprehjen më të bukur e më të ndjerë të pasionit për fjalën krijuese dhe vetëdijen letrare që karakterizon studentët e Letërsisë.
Të fundit
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14
Nis sot zyrtarisht, The Sun: Pse mund ky të jetë Botërori më i bukur në histori
11 Qershor 2026, 16:10