Flash News

POLITIKOFF

Djali i Jozefina Topallit i jep fund beqarisë, kurorëzoi dashurinë në një ceremoni private në Itali

Djali i Jozefina Topallit i jep fund beqarisë, kurorëzoi

Djali i deputetes së PD, Jozefina Topalli, Genari këtë fundjavë i ka dhënë fund beqarisë.

Ai kurorëzoi dashurinë me partneren e tij, modelen e njohur Cindy Marina në një ceremoni private të mbajtur në Vatikan. Në rrjetet sociale vetë genari ka publikuar foto nga ceremonia si dhe ka ndarë një mesazh ku shkruan: 

“Sot, në Romë, zemra jonë rreh më fort se kurrë. Është një ditë e mbushur me emocione të pafundme,lumturi dhe shume dashuri

Në këtë ditë të shenjtë, unë dhe Cindy kurorëzojmë dashurinë tonë, duke marrë edhe bekimin e Papës — një bekim që e shndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm.

Sot nis një kapitull i ri i jetës sonë, një rrugëtim i përbashkët i ndërtuar mbi dashuri, besim dhe përkushtim.

Me Cindyn pranë meje, ndihem njeriu më me fat në botë — sepse kam gjetur shpirtin tim binjak, shoqen time më të mirë dhe dashurinë e jetës sime.

Faleminderit familjes, miqve dhe të gjithë atyre që janë pjesë e këtij momenti të paharrueshëm.

Sot në Romë, nën qiellin e hapur, dashuria jonë merr formën më të bukur të saj: përjetësinë.

13/09/2025

Kujtojmë se për shkak të dasmës, deputetja demokrate Jozefina Topalli mungoi në seancën e konstituimit të Kuvendit, ku u betuan deputetët e rinj, ndërsa ajo u rendit mes pesë ligjvënësve që nuk morën pjesë.

Të fundit