Flash News

POLITIKOFF

"Çdo gjë politike", Peristeri pas përfundimit të 'Eurovision': Nuk jam mërzitur, faleminderit për çdo cent që keni harxhuar

"Çdo gjë politike", Peristeri pas përfundimit të
Anxhela Peristeri

Anxhela Peristeri, këngëtarja që përfaqësoi Shqipërinë në "Eurovision 2021" ka reaguar pas përfundimit të këtij festivali. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se nuk është e mërzitur nga rezultati, ndërsa falenderon publikun dhe ndjekësit e saj për mbështetjen.

"Ju falenderoj nga thellësia e zemrës për çdo mesazh që më keni dërguar dhe për çdo cent që keni harxhuar për të votuar Shqipërinë në Eurovizion! Për të gjithë ju që më shkruani të mos mërzitem se është çdo gjë politike ju siguroj që nuk jam mërzitur fare! E shijova shumë natën e mbrëmshme dhe rezultati nuk është se më ndikoi", shkruan Peristeri.

Kjo e fundit e cilëson pjesmarrjen dhe performancën e saj në "Eurovision" si ndjesinë më të bukur gjatë karrierës së saj. Peristeri shton se nëse do i jepej mundësia do e provonte sërish këtë eksperiencë.

Pavarësisht paraqitjes dinjitoze dhe “basteve” online që ishin vendosur për Anxhela Peristerin, Shqipëria u rendit e 21-ta me 57 pikë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Music is my religion!♈️ (@anxhelaperisteriofficial_)

Të fundit