Flash News

POLITIKOFF

Donaldi flet me superlativa për vajzën e Ilirit: Realisht është simpatike, e talentuar, i ka të gjitha

Donaldi flet me superlativa për vajzën e Ilirit: Realisht

Sot në shtëpinë e BBV është vendosur kënga e re e vajzës së Ilirit, Emily-s. Këtë këngë, ajo ia ka dedikuar të atit dhe balerini ka përjetuar emocione shumë të forta, i cili u përlot si kurrë më parë.

Pas atij momenti, të katër finalistët biseduan për vajzën e Ilirit dhe sa me fat është që e ka. Donaldi - i cili edhe më parë e ka shprehur që e adhuron të ketë një vajzë, tha se do donte shumë që ai të kishte një vajzë po ashtu.

Pjesë nga biseda:

Einxhel: Marrëdhënia vajzë-baba është....wow

Donald: Sa do doja të kisha edhe unë një gocë

Ilir: Kur të kesh goce do më kujtosh

Donald: Sa do doja të kisha një vajzë. S`ka gjë, le të mos bënte një këngë.

Ilir: O mezi po pres ta takoj

Më pas finalistët vijuan bisedën me batuta dhe në këtë moment, Donaldi shprehu superlativa për vajzën e Ilirit, Emily-n.

Vazhdimi i bisedës:

Donald: Je me shumë fat! Je me fat zemra.

Iliri: Bravo amore (i referohet së bijës).

Donald: Realisht është simpatike, e talentuar, i ka të gjitha!

Kujtojmë se gjatë kësaj jave, banorët kanë përjetuar javën më të qetë, pa debate dhe me mirëkuptim e tolerancë ndaj njëri-tjetrit, gjë që është pëlqyer shumë nga fansat jashtë.

Të fundit