Flash News

POLITIKOFF

Donaldi nuk pranoi humbjen, regjisori i BBV Eduart Grishaj reagon për herë të parë

Donaldi nuk pranoi humbjen, regjisori i BBV Eduart Grishaj reagon për

Megjithëse Iliri kishte shumë fansa jashtë dhe e kanë votuar vazhdimisht (kjo në bazë edhe te fotove screenshot të publikuara në faqet e fansave të Ilirit) duket se as kjo nuk e ka bindur Donaldin, i cili nuk ka pranuar humbjen. Madje reagimi i tij nuk është pritur mirë as nga njerëzit e televizionit dhe ata që kanë qenë shikues besnik të këtij formati. Megjithatë, fansat e Donaldit mendojnë se Donaldi ka të drejtë dhe po e përkrahin edhe në reagimin e tij, duke mos pranuar kështu as ata humbjen e banorit që përkrahën dhe votuan.

Lidhur me këtë situatë, ka reaguar dhe regjisori Eduart Grishaj, i cili sot në Wake Up tha se shqiptarët e kanë të vështirë ta pranojnë humbjen.

Ai gjithashtu thotë se të 4 finalistët kanë qenë fitues në mënyrën e tyre, dhe vetëm njëri do ta fitonte çmimin e madh.

“Ne jemi mësuar me këtë gjë. Nuk njoh asnjë shqiptar që pranon humbjen. Asnjë nga 4 finalistët nuk ka humbur. Është problem i madh ky. Një do e fitoj çmimin e madh. Të gjithë konkurrentët kanë dalë fitues. Të gjithë kanë dalë me dinjitet. Në asnjë ‘Big Brother’ tjetër konkurrentët nuk kanë fituar kaq shumë, shtëpi, suport nga TCH, produksioni,”-  është shprehur Grishaj.

Eduarti u shpreh se produksioni është përpjekur të kujdeset për konkurrentët në mënyrë maksimale, teksa tregonte se java e fundit e finales ka qenë shumë e fortë.

“Jemi përpjekur të kujdesemi për të gjithë konkurrentët. Java e fundit e emisionit ka qenë shumë e fortë. Janë numëruar 400 mijë vota për finalistin. Unë personalisht nuk e kam ditur kush fiton deri në momentin që kam parë zarfin,”- u shpreh Eduarti.

Të fundit