POLITIKOFF

Dua Lipa fiton një tjetër çmim prestigjioz

Dua Lipa fiton një tjetër çmim prestigjioz

Dua Lipa është në periudhën e saj më të mirë dhe duket sikur po i shijon sukseset e njëpasnjëshme për një punë të jashtëzakonshme që ka bërë dhe mediat e huaja e cilësojnë dhe si "Mbretëreshën e Karantinës".

Dua, publikoi albumin e saj "Future Nostalgia" në prill të 2020-ës dhe në një periudhë aq të rrezikshme për projekte të reja muzikore, rezultoi një sukses shumë i madh për këngëtaren.

Që nga ai moment, Dua vetëm thyen rekorde muzikore.

Përmes një postimi në Instagram ajo ka bërë të ditur se së fundmi ka fituar një çmim të rëndësishëm në “Latin American Music Awards” si ‘Favorite Artist- Crossover’. Dua u shpreh tejet e lumtur për këtë sukses ku dhe i falenderoi të gjithë.

Dua Lipa fiton një tjetër çmim prestigjioz

Të fundit