Flash News

POLITIKOFF

Duke nisur nga mesnata, Instagram nuk do të funksionojë më në Rusi

Duke nisur nga mesnata, Instagram nuk do të funksionojë më

Instagram do të pushojë së funksionuari në Rusi nga mesnata e natës së sotme, pasi 'Meta' (kompania që përfshin Facebook, Instagram dhe WhatsApp), pronari i tij, tha se do të lejonte mesazhe nga përdoruesit që kërkonin në mënyrë efektive vdekjen e trupave dhe liderëve rusë.

Rregullatori i komunikimit i vendit tha në një email se do të mbyllte platformën e ndarjes së fotografive dhe se 80 milionë përdoruesit rusë duhet të zhvendosin përmbajtjen e tyre në një nga platformat "konkurruese" të vetë shtetit.

Kremlini dëshiron që "Meta" të cilësohet si një organizatë ekstremiste, pasi tha se do të lejonte që postimet kundër liderëve dhe trupave ruse të mos kontrolloheshin. Blogerët rusë kanë reaguar në rrjetet sociale teksa qajnë që Rusia nuk do lejojë më funksionimin e Instagram në shtetin e tyre.

Ndërkohë kjo ka acaruat shumë përdoruesit e rrjeteve sociale se si një blogere ruse nuk shqetësohet për vdekjen e qindra mijëra njerëzve por sepse nuk do jetë në gjendje të postojë fotot e saj nga restorantet luksoze.

Të fundit