Flash News

POLITIKOFF

"Duro", historia e bullizimit që mori vëmendjen e Dafina Zeqirit

 "Duro", historia e bullizimit që mori vëmendjen e Dafina

“MyStory” është një rubrikë e "Prive.al" në Klan Kosova dhe mbrëmë kanë sjellë rrëfimin e Labinot Azemit.

Ai është përballur me bullizmin sistematik për shkak të pamjes së tij, detaj për të cilin ka folur haptazi në këtë intervistë.

Materiali ka marrë vëmendjen edhe të këngëtares Dafina Zeqiri.

Ndonëse në një ditë të shënuar në kalendar për të – atë të ditëlindjes, si një ambasadore e çështjeve të shëndetit mendor, Dafina ka ndarë një pjesë të rrëfimit në të cilin Labinoti shprehet se ka marrë vullnet nga kënga “Duro” e Dafinës.

Labinot Azemi tregoi se pasi dëgjoi këngën e Dafinës, ka marrë forcë për të treguar historinë e tij. Edhe pse ai pohoi që dëgjon shumë pak muzikë shqiptare, rastësisht kishte dëgjuar "Duro" të Dafinës dhe në atë moment ka vendosur që do fliste publikisht për bullizimin sistematik që ka përjetuar.

Kujtojmë se vetëm para disa ditësh, Dafina ka publikuar një këngë që flet për bullizimin dhe problemet me shëndetin mendor. Këngë që titullohet "Duro"

 

Të fundit