Flash News

POLITIKOFF

Dy këngëtaret shqiptare që do prezantojnë MTV 2023?

Dy këngëtaret shqiptare që do prezantojnë MTV 2023?

Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha do të jenë 2 nga prezantueset e festivalit muzikor që pritet të mbahet më 12 shtator në Nju-Jork.

2 bukuroshet shqiptare nuk do të ngjiten në skenë si perfomuese, por në një tjetër rol.

 Vetë Rita Ora nuk është e nominuar në asnjë kategori. Ndërkohë, bukuroshja tjetër shqiptare Dua Lipa është e nominuar në dy kategori në MTV Video Music Awards 2023 si “koreografia më e mirë” dhe “Best Pop”, së bashku me Bebe Rexhën që është e nominuar për këngën “I’m Good (Blue)” si “Bashkëpunimi më i mirë” me David Guettan.

Në garën për “artisten e vitit” janë nominuar 6 vajza, Beyoncé, Doja Cat, Karol G, Nicki Minaj, Shakira, Taylor Swift.

Të fundit