Flash News

POLITIKOFF

E akuzuar për mashtrim, Donatella Versace del në mbrojtje të Chiara Ferragnit

E akuzuar për mashtrim, Donatella Versace del në mbrojtje të

Pas dramës së fundit të Chiara Ferragni-t, \Versace doli në mbrojtje të influencueses duke lënë një koment nën foton e Ferragni-t.

Do të doja të dija saktësisht se për çfarë Chiara Ferragni duhet të kërkojë falje. Ajo dhe Fedez kanë bërë gjithmonë punë bamirësie. Ishte kompania që duhej të paguante kontributin. Ata [Ferragnez] janë një shembull për Italinë dhe për të rinjtë. Rendisni të gjitha bamirësitë që ata kanë bërë ndër vite.

Më pas, stilistja sulmoi, pa përmendur emrin e saj, Selvaggia Lucarelli-n, e cila hetoi dhe bëri publik rastin.

Pyet atë që e quan veten “gazetare” se sa bamirësi ka bërë. Unë mund t’jua them: as edhe një euro. Heshtni, është më mirë për të gjithë, të paktën do të vazhdojmë të japim për bamirësi pa pasur nevojë të dëgjojmë komente nga ata që si profesion kanë urrejtësin.

Komenti i stilistes nuk kaloi pa u vënë re. Lucarelli publikoi një screenshot të tij, duke shkruar: Një muaj duke folur për patriarkalitetin dhe më shumë ‘ajo që e quan veten gazetare’”.

Të fundit