Flash News

POLITIKOFF

E gjuajti me shuplakë në "Oscars", Will Smith i kërkon falje publike komedianit Chris Rock

E gjuajti me shuplakë në "Oscars", Will Smith i kërkon

Will Smith ka kërkuar falje publike komedianit Chris Rock për incidentin në "Oscars". Në një postim në Instagram, Smith e quajti sjelljen e tij "të papranueshme dhe të pafalshme".

"Shakatë në kurrizin tim janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen shëndetësore të Jadës ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht”, ka shkruar ai. "Dëshiroj të të kërkoj falje publike, Chris. Unë isha jashtë linjës dhe gabova. Jam i turpëruar dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i burrit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie."

Smith shtoi në postimin e tij se, “Dhuna në të gjitha format është helmuese dhe shkatërruese”.

Ai gjithashtu përfshiu në shënimin e tij një falje për "Akademinë, producentët e shfaqjes, të gjithë të pranishmit dhe të gjithë ata që shikojnë anembanë botës", si dhe familjes së yjeve të tenisit Venus dhe Serena Williams dhe atyre që janë përfshirë në filmin për të cilin ai fitoi çmimin e tij si aktori më i mirë (i pari Oscar për të gjatë gjithë këtyre viteve karrierë).

"Më vjen thellësisht keq që sjellja ime ka njollosur atë që ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm për të gjithë ne," shkroi ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Will Smith (@willsmith)

 

Të fundit