Flash News

POLITIKOFF

Egli Tako flet për lidhjen me Olsi Bylykun: Bëra gabime

Egli Tako flet për lidhjen me Olsi Bylykun: Bëra gabime

Egli Tako ka rrëfyer për ish-lidhjen disa-vjeçare me Olsi Bylykun. E ftuar në emisionin “The Dalina Show”, ajo ndau një reflektim të hapur mbi përvojën e saj në atë raport dhe ndikimin që pati në karrierën personale. 

“Kur je më e re dhe në krah të dikujt që ka bërë hapa të mëdhenj, e ndjen se njëri duhet të bëjë një hap pas.

Nuk është se ishte konkurrencë, por shpesh mundohesha të lija veten mënjanë dhe ta mbështesja atë në gjërat e tij. Të paktën kështu ndodhi tek unë. Nuk e di sa është kuptuar ose vlerësuar kjo,” u shpreh këngëtarja.

“Është shumë gabim të mos mendosh për veten, sepse koha ikën dhe asgjë nuk vlen më shumë se qëllimet e tua në jetë. Zoti të ka dhënë një talent, dhe është gjynah të mos e vësh në praktikë,” tha ajo.

Megjithatë, ajo nënvizoi se nuk është penduar për zgjedhjet e bëra në atë kohë.

Sipas saj, edhe Olsi, me mundësitë që kishte, u përpoq ta mbështeste në mënyrën e vet, qoftë duke e bërë pjesë të ndonjë kënge, emisioni apo aktiviteti në prapaskenë.

Të fundit