Flash News

POLITIKOFF

Ekzekutohet modelja e njohur dhe vajza e mitur, dyshimet e policisë

Ekzekutohet modelja e njohur dhe vajza e mitur, dyshimet e policisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një vilë në Bodrum të Turqisë, ku janë gjetur të ekzekutuara me armë zjarri dhe të mbështjella me çarçaf modelja ruse Irina Dvizova, 42 vjeçe dhe vajza e saj 15-vjeçare, Dayana.

Të afërmit kishin njoftuar policinë pasi kishin humbur kontaktet prej ditësh. Policia arriti në vilë dhe gjeti gjak në një divan, si dhe gjurmë të një mashkulli.

Ata hapën kamerat e sigurisë dhe vunë re se një makinë ishte ngjitur në një kodër aty pranë. Policia vijoi kontrollet dhe gjeti trupat e pajetë të modeles dhe vajzës së saj të mbështjellë me çarçaf.

Policia turke ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Andrey Kuslevich, ish-i dashuri i modeles, që në të kaluarën kishte punuar edhe si shoqërues i një biznesmeni të rëndësishëm ukrainas, raporton Daily Mail.

Sipas mediave në Turqi, vrasja mund të ketë ardhur si pasojë e konflikteve që ish-çifti kishte në lidhje me marrëdhënien e tyre me djalin 20-vjeçar. Në muajin qershor, Irina i ishte drejtuar gjykatës në Moskë dhe kishte bërë kërkesë që Andrey Kuslevich, shtetas lituan, të mos i afrohej djalit.

Djali i quajtur Makar është zhdukur pas ngjarjes së rëndë dhe mendohet që të jetë larguar së bashku me babanë e tij.

Irina Dvizova ishte një modele e njohur në Rusi, ndërsa vajza e saj, e cila kishte ardhur në Bodrum me nënën për të festuar 15-vjetorin e lindjes, kishte më shumë se 30 mijë ndjekës në TikTok dhe synonte që të ndiqte hapat e nënës së saj.

Të fundit