Flash News

POLITIKOFF

Elvana Gjata rikthehet në muzikë, të premten publikon "Çelu"

Elvana Gjata rikthehet në muzikë, të premten publikon

Elvana Gjata që prej pjesëmarrjes së saj në "Festivalin e Këngës" në dhjetor të 2019-ës me këngën "Me tana" ku doli e dyta, është shkëputur nga muzika. Gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë duke punuar në projekte të reja muzikore dhe miqtë pranë këngëtares kanë thënë që rikthimi i saj do jetë shumë i fuqishëm - siç i ka Elvana rikthimet në muzikë.

Elvana Gjata rikthehet në muzikë, të premten publikon

Ditën e saj të ditëlindjes, me 3 shkurt, Elvana publikoi një baladë me titullin "Thirr" në versionin audio, e cila u pëlqye shumë.

Ndërkohë prej kohësh përflitet se ajo do të rikthehej me një bashkëpunim me Mozzik. Elvana përmes një postimi në Instagram ka bërë me dije se të premten do të publikojë këngën e saj më të re që do të titullohet "Çelu".

Nga fotot e publikuara duket shumë këngë verore, ku ngjyrat pastel mbizotërojnë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

Të fundit