Flash News

POLITIKOFF

Ende pa u publikuar, hakerat krijojnë llogari në testimin e rrjetit të ri social që do të publikojë Trump

Ende pa u publikuar, hakerat krijojnë llogari në testimin e rrjetit

Donald Trump njoftoi dje se do të lançojë një rrjet të ri social pasi u bllokua nga Tëitter dhe Facebook - gjë të cilën ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e konsideron si censurë.

Për aplikacionin ë ri që deri më tani thuhet se do të quhet "Truth Social", Trump  ka thënë se qëllimi i tij është të rivalizojë kompanitë e teknologjisë që i kanë mohuar megafonin që ishte kryesorja për ngritjen e tij.

Në njoftimin e ditës së djeshme, ish-presidenti njoftoi se ai kishte investuar paratë e tij për të krijuar kompaninë e tij të medias - një përpjekje për të rifutur veten në bisedën publike në internet nga e cila ai ka munguar kryesisht që kur Tëitter dhe Facebook e ndaluan atë pas trazirave të 6 janarit, në Kapitol.

Nëse kompletohet, marrëveshja mund t'i japë kompanisë së re Trump, të quajtur "Trump Media and Technology", akses në gati 300 milionë dollarë për të shpenzuar.

Aplikacioni i rrjetit social i Trump-it ende i palansuar quhet "Truth Social". Sipas The Nee York, brenda disa orësh nga shpallja e tij, hakerët pretenduan se kishin krijuar llogari të rreme në një version testimi të papublikuar në emrat e Trump dhe të tjerëve.

Të fundit